Ulen rastet me Covid-19 në Itali, regjistron 8824 të infektuar

Nga Exit News
Ulen rastet me Covid-19 në Itali, regjistron 8824 të infektuar

Italia regjistroi të hënën 8824 raste me Covid-19, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë është një ulje e rasteve krahasuar me ato regjistruar më parë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 158.674 testime.

Sipas të dhënave infektueshmëria në Itali bie në nivelin 5.6%.

Kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 377 persona. Sa i takon viktimave nuk  ka pasur rënie apo rritje pasi dhe të dielën Italia regjistroi të njëjtën shifër.

Numri i personave të shtruar në spitale është rritur me 41 në terapi intensive dhe 127 në repartet e tjera Covid.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>