Ulet fasha e vaksinimit, pas marrjes së 25 mijë vaksinave SputnikV

Ulet fasha e vaksinimit, pas marrjes së 25 mijë vaksinave SputnikV

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi të premten se do të ulet fasha e moshës së vaksinimit, për të përfshirë personat mbi 57 vjeç.

Lajmi erdhi pasi vendi mori edhe 25 mijë doza të vaksinës ruse, Sputnik V.

“Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksnimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç,” u shpreh ajo.

Manastirliu ftoi qytetarët të aplikojnë përmes platformës e-Albania.

Me furnizimin e ri, vendi ka marr 936 mijë vaksina nga kontratat e nënshkruara, ndërkohë që janë administruar deri tani 823 mijë vaksina. Prej tyre, 324,616 persona janë vaksinuar plotësisht.

“Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksianve të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare,” deklaroi Manastirliu.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>