733 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbulur në Greqi në 24 orët e fundit.
Kjo ishte dita e parë që nga e hëna që rastet e reja me Covid në Greqi ranë nën 1,000.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se 21 pacientë humbën jetën.
Që nga fillimi i pandemisë një vit më parë, në Greqi ka pasur 163,946 raste të infektuar me koronavirus, mes të cilëve 5,972 kanë humbur jetën.
Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, Greqia ka shtuar masat kufizuese dhe ka shtyrë karantinën e plotë deri më 15 shkurt.