Pas disa javësh me viktima, në 24 orët e fundit asnjë pacient me Covid-19 nuk ka humbur jetën në Kosovë.
Ndërkohë numri i të infekturve të rinj është 63.
Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 15 333 të infektuar.
Prej tyre 1 730 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 12 987 pacietë janë shëruar.