Ulet sasia e mallrave të transportuar me ajër e det në 2020-ën

Nga Exit News
Ulet sasia e mallrave të transportuar me ajër e det në 2020-ën

Sasia e mallrave të transportuar me ajër, hekurudhë dhe në det gjatë vitit 2020, ka rënë krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të INSTAT-it, publikuar në 27 janar.

Në vitin 2020, sasia e mallrave të transportuar me hekurudhë është 26.029 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 39,4  për qind, krahasuar me vitin 2019.

Po ashtu, sasia e mallrave të transportuar me ajër është 1.796,8 ton duke u ulur me 24,3 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa sasia e mallrave të ardhura në portet shqiptarë ka pësuar ulje më të lehtë: në 2020-ën kanë ardhur 4.277 mijë ton mallra, 4 për qind më pak se në vitin 2019.

Edhe të dhënat për muajin dhjetor 2020 tregojnë ulje të sasive të mallrave të transportuar në krahasim me dhjetorin 2019.

Rënia e sasisë së mallrave të transportuar është pasqyruar edhe në rënien e numrit të fluturimeve e udhëtimeve me linja detare, si dhe në numrin e pasagjerëve.

Në vitin 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 379.084 pasagjerë, duke u ulur me 75,9 për qind, krahasuar me vitin 2019.

Ndërsa numri i pasagjerëve që udhëtuan me linja ajrore, në vitin 2020 është ulur me 60,7  përqind, krahasuar me vitin 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>