Deputeti socialist Ben Blushi deklaroi, në një intervistë për emisionin Top Story, se statuti i ri i PS-së nuk e lejon mbajtjen e një referendumi në periudhën dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit.
Sipas Zotit Blushi, Kryetari Rama ka zgjedhur rrugën e referendumit sepse nuk do që të ketë konkurencë në drejtimin e partisë.
Zoti Blushi ka thënë se Kryeministri Rama ka qeverisur keq dhe si pasojë ka miratimin e pakicës së anëtarëve në Partinë Socialiste.
“Kjo qeveri nuk përfaqëson PS, por Rilindjen. Unë nuk jam Rilindas,” – ka deklaruar Zoti Blushi.