UNESCO miraton rezolutën për pezullimin e ndërtimit të Bypass-it të Gjirokastrës

Nga Alice Taylor
UNESCO miraton rezolutën për pezullimin e ndërtimit të Bypass-it të Gjirokastrës

Komiteti i UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore do të miratojë një rezolutë ndërprerjen urgjente të punimeve në Bypass-in e Gjirokastriës.

Komitetit ka vendosur të dërgojë një mission monitorimi për të vlerësuar nëse ndërhyrjet kanë dëmtuar “Vlera e jashtëzakonshme universale (OUV)”.

Këto janë vendimet e botuara në projekt-rezolutën e botuar para Sesionit të 44-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që zhvillohet midis 16 dhe 31 korrik në Kinë.

Aty thuhet se qeveria shqiptare kishte paraqitur fillimisht projektin për shqyrtim në viitn 2016-të. UNESCO rekomandoi që ai të rishikohej.

Në vitin 2019, qeveria njoftoi UNESCO-n për pezullimin e projektit.

Në janar të 2021-shit, qeveria paraqiti një kërkesë për rishikimin e një propozimi të rihartuar për projektin e Bypass-it. UNESCO kërkoi informacion shtesë por qeveria shqiptare nuk arriti t’i përgjigjej.

Rezoluta vë në dukje se një informacion i dërguar nga një palë e tretë “skicon një situatë shumë shqetësuese të projektit” pasi duket se tashmë është në ndërtim e sipër.

Ata vunë në dukje se sipas dëshmive projekti do të ketë një “ndikim të mundshëm negativ në vlerat e zonës”.

UNESCO i rekomandoi Shqipërisë “të ndalojë këtë projekt derisa një mision të vlerësojë ndikimin e tij në vlerat universale të zonës dhe të bëjë rekomandime e duhura.”

Për më tepër, UNESCO kërkoi informacion mbi “planet zhvillimore të vazhdueshme dhe të ardhshme, si dhe raportet kundërshtuese nga qeveria dhe palë të tjera mbi gjendjen e ruajtjes së kësaj prone”.

Si rezultat, ata kërkojnë që Shqipëria të presë një mision zyrtar monitorimi në Gjirokaster për të vlerësuar jo vetëm Bypassin, por të gjitha projektet që po zbatohen në qytet.

Për sa i përket projekteve të tjera, Komiteti i bën thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e mëparshme.

Kjo gjithashtu përfshin rishikimin e mëtejshëm nga ekspertët e tyre para se të vazhdohet me ndërhyrje të ndryshme.

LEXO  Ambasadore apo modele e BE-së në Shqipëri?

Në rezolutë thuhet në terma të pasigurt se ata “kërkojnë urgjentisht Shtetin Palë të ndalojë ndërtimin e Bypass-it derisa një mision i Monitorimit Reaktiv të jetë në gjendje të vizitojë pronën për të vlerësuar nëse projekti i ka shkaktuar ose do t’i shkaktojë dëme vlerave të jashtëzakonshme universale”.

Rezoluta vazhdon duke kërkuar që ‘Shteti palë’ duhet të “ftojë një Qendër të Përbashkët të Trashëgimisë Botërore / ICOMOS / ICCROM Misionin Monitorues Reaktiv në zonë për të vlerësuar progresin e bërë në ruajtjen e së tërë pronës, të sigurojë udhëzime për zhvillimin e PUN, të vlerësojë efikasitetin e kontrolleve të zhvillimit dhe treguesve të monitorimit dhe vlerësimin e projektit të Bypass-it të Gjirokasterit ”.

Ata gjithashtu i bëjnë thirrje Shqipërisë të paraqesë një raport të përditësuar të ruajtjes dhe të dërgojë për mendim pranë UNESCO-s çdo plan zhvillimor, në përputhje me Paragrafin 172 të Udhëzimeve Operacionale.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore pritet të votojë mbi rezolutën në ditët në vijim.

Gjirokastra është një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s dhe si e tillë, qeveria duhet të marrë miratimin zyrtar përpara se të kryejë punime atje. Në rastin e Bypass-it të Gjirokastrës, kjo nuk ka ndodhur. Për më tepër, Bashkia ka gënjyer publikisht për projektin, duke deklaruar se ai është ndalur, kur provat nga terreni tregojnë se puna po përparon.

Kjo mund të rrezikojë statusin e Gjirokastrës. Për më tepër, rrezikon të shkaktojë dëme të pakthyeshme në kështjellë dhe zonën përreth e cila ka qenë e paprekur me shekuj.

As Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës dhe as Nënkryetarja e Bashkisë nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

 

Exit News është ndër mediat e para që ka shkruar për projektet e dëmshme në Gjirokastër. Për më shumë lexoni këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme