Unioni i Gazetarëve, thirrje qeverisë të tërhiqet nga paketa antishpifje

Nga Redaksia
Unioni i Gazetarëve, thirrje qeverisë të tërhiqet nga paketa antishpifje

Unioni i Gazetarëve Shqiptar i bëri thirrje qeverisë, të tërhiqet nga paketa antishpifje.

Në deklaratën e publikuar në media, ata shprehen se “transformimin e AMA-s në një agjenci censure, dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.”

UGSH pohoi se “çështjet e etikës, të tilla si e drejta e përgjigjes ndaj një akuze, apo e drejta e dhënies së fjalës para publikimit të një akuze, në çdo vend demokratik trajtohen nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias” dhe se “çështjet e shpifjes dhe fyerjes në Republikën e Shqipërisë dhe në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës duhet të shqyrtohen vetëm dhe vetëm në gjykata si pushtet i pavarur.”

Paketa Antishpifje ka nxitur reagim të gjerë tek gazetarët dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Dje, në një mbledhje të thirrur nga Këshilli i Medias ku ishin prezent gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, u kritikuan sërish propozimet e qeverisë dhe iu bë thirrje që ajo të tërhiqet.

BE, Këshilli i Evropës, apo dhe OSBE e kanë hedhur poshtë projektligjin, duke i rekomanduar shumicës socialiste ndryshimin rrënjësor të tij. Më tepër mbi rekomandimet e OSBE-së mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>