Unioni Demokrat adopton rezolutën e PPE për Shqipërinë: Dialogoni për zgjidhjen e krizës

Nga Stafi i Exit
Unioni Demokrat adopton rezolutën e PPE për Shqipërinë: Dialogoni për zgjidhjen e krizës

Unioni Ndërkombëtar Demokrat, IDU, adoptoi sot në Washington rezolutën e Partive Popullore Europiane për Shqipërinë, përmes së cilës shprehin mbështetje për zgjidhjen e krizës politike përmes dialogut shumicë-opozitë dhe miratimin e një reforme elektorale që i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

IDU është shoqatë ombrellë e partive të djathta në botë, ku bën pjesë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Ajo kryesohet nga kryeministri kanadez, Stephen Harper.

Rezoluta bazohet në rekomandimet që ka dhënë më parë OSBE/ODIHR për zgjedhjet dhe Këshillit Europian për nevojën për reformimin e vendit.

Exit News sjell në mënyrë të përmbledhur pikat kryesore të rezolutës për Shqipërinë:

Rezoluta:

 – Nxit shumicën dhe opozitën të dialogojnë për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike;

 – Nxit hartimin e një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme;

 – Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese, që më pas do të vendosë për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, dhe Gjykatës së Lartë;

 – Nxit hetimin e zyrtarëve të lartë dhe kujtdo që është përfshirë në blerjen e votave, krime elektorale dhe ka lehtësuar përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje;

 – Nxit largimin e personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të Ligjit të Dekriminalizimit, nxit luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave;

 – Mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Europiane të popullit Shqiptar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>