
Ministrja e Arsimit Besa Shahini, të enjtën në mëngjes, njoftoi se është shtyrë pa afat hapja e universiteteve, shkollave dhe kopshteve dhe nuk ka ende një datë se kur nxënësit mund të rikthehen në shkolla.
Në një video-mesazh në Facebook, ajo tha se pas 3 prillit do vijojnë me mësimin onlne si javët e kaluara.
Ministria e Arsimit do të vazhdojë me filmimin e klasava për shkollën 9-vjeçare, të cilat do të transmetohen në Radio Televizionin Kombëtar.
Mësuesit do të vijojnë kontaktet me nxënësit dhe do të jenë të kujdesshëm që të mos i mbingarkojnë ata.
Zonja Shahini i bëri ftesë dhe universiteteve që të kalojnë të gjithë lëndët online për t’i dhënë mundësi studentëve të studiojnë vetë.