Pedagogu Rigels Demollari ka publikuar në faqen e tij në Facebook emrat e anëtarëve të bordit të administrimit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Zoti Demollari akuzon ministrinë për kapje të universitetit dhe cënim të pavarësisë së tij.
Katër anëtarët e bordit të administrimit, funksionarë të lartë të Ministrisë së Arsimit të emëruar nga ministrja Nikolla, janë:
- Plarent Ndreca – Sekretar i Përgjithshëm i MAS
- Gerti Janaqi – Drejtor i IZHA i MAS
- Mirela Bimo – Drejtore e Financave në MAS
- Alqi Kushi – Drejtor i Shërbimeve mbeshtetëse, MAS
Bordi i Administrimi është organi më i lartë drejtues administrativ i Universiteteve, i cili siguron përmbushjen e misionit, ecurinë financiare dhe administrative të Universitetit.
Ai përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët emërohen nga ministria, qeverisja vendore dhe Senati Akademik. Institucioni i cili financon më shumë ka edhe numrin më të madh të anëtarëve në bord.
Detyrat e Bordit të Administrimit janë:
- Miratimi i numrit të punonjësve në të gjitha nivelet
- Miratimi i buxhetin vjetor
- Miratimi i planit të zhvillimit
- Miratimi i shkrirjes, mbylljes ose hapjes së njësive të reja të Universitetit.
- Miraimi i Statutit të Universitetit
Kjo është reforma në arsim e cila do të rriste pavarësinë e Universiteteve