Universitetet publike shpenzojnë më shumë para për zyrat se për shkencën

Universitetet publike shpenzojnë më shumë para për zyrat se për shkencën

Në universitetet publike shqiptare shpenzohet më shumë para për luksin e zyrave se sa për bursat e studentëve dhe mbështetjen e kërkimit shkencor.

Këto janë përfundimet e monitorimit të financave në tre universitete publike në vend, bërë nga organizata Qëndresa Qytetare. Monitorimi është bërë për periudhën shtator 2017-prill 2018 në Universitetin e Tiranës (UT), Universitetin “Aleksandër Mosiu” Durrës (UAMD) dhe në Universitetin e Elbasanit (UE).

Monitorim u realizua nëpërmjet analizimit të të dhënave të publikuara nga Thesari i Shtetit, të marra nga 20 kërkesat për informacion drejtuar universiteteve dhe vëzhgimit të faqeve zyrtare të universiteteve publike.

Përfundimet kryesore të raportit janë:

Tre universitetet janë më larg shkencës dhe më pranë luksit të zyrave, pasi nuk kanë shpenzuar asnjë vlerë për nënkategorinë “studime dhe kërkime” përgjatë periudhës shtator 2017 – prill 2018.

15 milionë lekë ka shpenzuar UAMD për pajisje zyrash për titullarët.

Rreth 39 milionë lekë lekë ka shpenzuar Universiteti i Tiranës për likuidime të nëpunësve të hequr padrejtësisht nga puna për faj të titullarëve.

Ndërkohë, nuk është shpenzuar fare para nga UT për bursa për studentët.

Të tre universitetet nuk kanë shpenzuar fare para për studime dhe kërkime shkencore.

UAMD ka bërë një mori transaksionesh me vlerë 152 milionë lekë për pagën bazë kundrejt një individi me inicialet F.Q, pra rreth 90 për qind të vlerës totale të shpenzimeve për paga bazë.

UAMD paguan rreth 320 mijë lekë për abonim për televizion, ndërkohë që universiteti nuk ofron internet për studentët.

Për më tepër, vlera që UAMD paguan për paketat televizive nuk përkon me vlerat reale të tregut të operatorëve dixhitale.

Nga monitorimi rezulton se Universiteti i Elbasanit dhe ai i Durrësit kanë paguar për 7 muaj, nga 10 deri në 14 milion lekë për sigurinë e godinave të universitete, shifra këto më të larta se sa tregu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>