Studentët e Universitetit të Mjekësisë (UM) do të zhvillojnë provimet në auditorë dhe online, ndërsa sezoni do të zgjatet me 45 ditë.
Sipas vendimit të UM, të publikuar nga ABC News, studentët nuk do të penalizohen për mungesat.
Nëse një student nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në provim në sezonin e parë do të ketë një mundësi të dytë.
Universiteti do të vendosë një sezon të ndërmjetëm për studentët që nuk kanë pasur mundësi të hyjnë në provime gjatë sezonit krysor.
Datat e provimeve do të vendosen në varësi të fakulteteve.
Më herët Universiteti i Tiranës vendosi që sezoni i provimeve të mbahet online.