Universiteti i Tiranës përgënjeshtron Ramën: Nuk i kemi kërkuar ne tarifat shtesë

Universiteti i Tiranës përgënjeshtron Ramën: Nuk i kemi kërkuar ne tarifat shtesë

Universiteti i Tiranës përgënjeshtëroi sot deklaratat e Kryeministrit Rama se tarifa për provimet e mbartura ka qenë kërkesë e ardhur nga senatet e universiteteve.

Me anë të një deklarate për shtyp, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës shprehet se nuk i ka paraqitur Këshillit të Ministrave asnjë kërkesë për vendosjen e kësaj tarife, e njohur ndryshe si neni 4 i VKM-së 288:

“Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosjen e tarifash për provimet e mbartura (pika 4 e shfuqizuar e Vendimit nr.288, datë 21/05/2018, të Këshillit të Ministrave.”

Po ashtu, Senati shkruan se mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave dhe merr përsipër të fillojë punën për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare të universitetit.

Një natë më parë, në një emision në  Top Channel Rama “dialogoi” me një grup “studentësh”, të cilët rezultuan të ishin anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Socialiste. Aty ai e mori në mbrojtje ministren Nikolla duke deklaruar:

“Lindita Nikolla mund të ketë shumë të meta, por ka një të mirë: kurrë nuk ka sjellë në qeveri një vendim pa e miratuar të gjithë rektorët dhe dekanët.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>