Universiteti i Tiranës do të zhvillojë provimet online gjatë këtij semestri.
Vendimi u mor ditën e hënë nga rektori i UT, Artan Hoxha.
Në vendimin e ditës së sotme Hoxha përcakton që provimet të cilat nuk mund të bëhen online për shkak të specifikës të shihet mundësia të bëhen në auditore. Por për këtë duhet të merret miratimi i Komitetit Teknik.
Rektori Hoxha përcakton gjithashtu se për studentët që nuk kanë mundësi të hyjnë në këtë sezon, do të ketë një sezon shtesë në qershor.