Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kërkuar mbylljen e aktivitetit të televizionit RTV Ora për shkak të shkeljes së udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësise për lejimin e vetëm dy personave në studiot televizive.
Lajmin e ka bërë publik vetë RTV Ora që ka publikuar edhe proces-verbalin e gjobës.
Fillimisht, është gjobitur me 1 milionë emisioni 360° i Artur Zhejit, pasi në datën 11 maj ka patur tre të ftuar të pranishëm në studio përveç Zhejit, ndërkohë që lejohet vetëm një.
Dje është gjobitur e 1 milionë lekë gazetarja Sonila Meço dhe emisioni Tempora pasi në transmetimin e datës 13 maj kanë qenë dy të ftuar në studio.
Pas këtyre dy dënimeve, më datën 14 maj Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kërkuar mbylljen e aktivitetit të televizionit duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit të transmetimit.
Drejtori i informacionit të RTV Ora, Brahim Shima deklaroi se “mbyllja e televizionit ka ndodhur sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme.”
Ai shtoi se në ambientet e televizionit, asnjë institucion nuk ka bërë inspektime, por kanë vendosur gjoba pasi kanë parë fotot dhe videot e emisioneve.
Mbyllja e një televizioni është akt një ekstrem që mund të justifikohet vetëm në rastet e aktiviteteve kriminale.
Natyra joproprocionale e dënimit dëshmon se ky veprim është sulm direkt i qeverisë ndaj lirisë së medias dhe të shprehjes.
Ky veprim vjen në vazhdën e rritjes së sulmeve qeveritare ndaj gazetarëve dhe medias dhe pason precedentin e rrezikshëm të mbylljes se televizionit Agon disa vite më parë.