Ursula Von der Leyen: Turqia, të respektojë të drejtat e njeriut dhe të rikthehet në Konventën e Stambollit

Nga Exit News
Ursula Von der Leyen: Turqia, të respektojë të drejtat e njeriut dhe të rikthehet në Konventën e Stambollit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u takuan të martën, përmes një videokonference, me presidentin e Turqisë, Recep Tayiip Erdoğan.

Takimi i paraprin samitit të lidërave europian javën që vjen, ku do të diskutohen edhe raportet Turqi-BE.

Të pranishëm në takimin 45-minutësh ishin edhe Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, Drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin.

Në një konferencë për shtyp, pas takimit, Von der Leyen shprehu mbështetjen e BE ndaj Turqisë për çështjen e emigracionit.

Gjithastu ajo njoftoi se fondet e BE do t’u japin mundesi për pavarësi emigrantëve në vend.

Bashkepunimi mesTurqisë dhe BE na forcon dhe na jep të drjtën të tregojmë edhe se çfarë na ndan” u shpreh ajo.

Von der Leyen ritheksoi shqetësimin e BE për tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit, për parandalimin e dhunës nda grave dhe fëmijëve.

Ajo tha se respektimi i të drejtave të njeriut dhe shteti i së drejtës janë kërkesa thelbesore të BE, ndaj një vendi që kërkon të anëtarësohet.

Po ashtu bëhet fjalë për angazhime ndërkombëtare që vetë Turqia ka marr përsipër.

Muajt e ardhshem do të na tregojnë se sa mund të ecim së bashku me Turqinë,” përfundoi Von der Leyen deklaratën e saj.

Turqia u tërhoq muajin e kaluar nga Konventa e Stambollit, duke arsyetuar se vendi ka një legjislacion që mbron të drejtat e këtyre kategorive dhe se Konventa legjitimonte të drejtat e personave LGBT.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>