Ushtarët serbë hynë në Kosovë si patrullim i përbashkët me KFOR

Nga Exit News
Ushtarët serbë hynë në Kosovë si patrullim i përbashkët me KFOR

Ushtria serbe e parë në një fshat të Kosovës, të premten ishte duke patrulluar kufirin në një operacion të përbashkët “të sinkronizuar” me misionin paqeruajtës të NATO-s, Forcat e Kosovës (KFOR), deklaroi ky i fundit, të shtunën.

Pamjet filmike nga zona treguan 11 ushtarë serb që ecnin në rrugët e fshatit Karaceva në Kosovë. Banorët dhe kryetari i zonës thanë se ishin ushtarë serbë. Policia e Kosovës kontrolloi zonën dhe tha që ata nuk kishin parë asnjë ushtar serb.

Të shtunën, KFOR në një deklaratë për shtyp konfirmoi se ata kryen një patrullim të përbashkët të sinkronizuar kufitar me ushtrinë serbe më 7 gusht.

Ata deklaruan se që nga viti 2018 këto patrullime të përbashkëta rutinore synojnë sigurinë dhe sigurimin që të mos ketë aksidente përgjatë vijës kufitare 350 km.

Për shkak të mos shënimit të qartë të vijës kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, ushtarët patrullues ndonjëherë gjejnë shtigjet dhe rrugët më të lehta për të ecur gjatë operacioneve të tyre, shtoi KFOR.

Misioni i NATO-s siguroi që ushtarët serbë kurrë nuk patrullojnë vetë, por gjithmonë në operacione të përbashkëta me ushtarët e KFOR-it.

Qeveria e Kosovës nuk tha asgjë për situatën përpara se KFOR të lëshonte deklaratën, përveç policisë që mohoi praninë e ushtarëve serbë në territorin e Kosovës pas incidentit. Nuk është e qartë nëse qeveria ka qenë në dijeni të operacioneve të tilla gjatë tre viteve të fundit, dhe në këtë rast në veçanti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>