
Ushtria dhe policia bashkiake do të kontrollojnë zbatimin e distancave mes qytetarëve në tregje dhe policia do të gjobisë këdo që i shkel ato.
Këto masa i lajmëroi kryeministri Edi Rama, pasi në shumë media u raportua se sot ka pasur një dyndje të qytetarëve që nuk zbatonin asnjë masë sigurie në tregje.
Rama tha se nuk mund të lejojmë që avantazhin që kemi siguruar deri tani nga masat e marra, ta humbasim për shkak të qytetarëve të papërgjegjshëm.