
Vdekja e një vajze 12-vjeçare me koronavirus në Belgjikë u bë viktima me moshën më të re në Evropë.
Lajmi u raportua nga mediat ndërkombëtare dhe ngre shqetësimin serioz se të gjithë janë të rrezikuar përballë sëmundjes së Covid-19.
Nuk është bërë e ditur nëse vajza ka pasur probleme të tjera shëndetësore, por ajo është më e reja në moshë nga viktimat e raportuara në Evropë.
Belgjika numëron 12 775 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 705 kanë vdekur.
Deri më sot viktima më e re në moshë ishte një 14-vjeçar nga Portugalia.
Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vdekje të grupmoshës 10-19 vjeç, por nuk kanë specifikuar më tej rastet.
Mbi 800 mijë persona janë infektuar nga Covid-19 në gjithë botën, ndërsa 38 mijë prej tyre kanë vdekur – vdekshmëria 4.8 për qind.