Vaksina anti-Covid në Shqipëri, jo para fundit të janarit

Nga Exit News
Vaksina anti-Covid në Shqipëri, jo para fundit të janarit

Sa shpejt mund ta marrë Shqipëria vaksinën për COVID-19? Sipas përllogaritjeve të emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews periudha më e arsyeshme është muaji shkurt.

Aleanca COVAX është mënyra e vetme që ka siguruar deri tani qeveria shqiptare për të garantuar vaksinën antiCovid për qytetarët.

Nga vaksinat kandidate që janë në fazat përfundimtare, aleanca COVAX ka në portofolin e saj ato që janë prodhuar nga AstraZeneca dhe Moderna.

Shqipëria ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për të vaksinuar 570 mijë persona të cilët përbëjnë 20% të popullsisë. Por para se vaksina të vijë ajo duhet të miratohet nga Agjencia Europiane e Mjeksisë (EMA).

Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të marrë vendim për miratimin e një vaksine para datës 29 dhjetor.

Në kushte normale, EMA shqyrton miratimin e ilaçeve brenda një periudhe 210 ditore, por organi rregullator më i lartë i BE për mjekësinë ka vendosur të aplikojë procedura të përshpejtuara në rastin e vaksinës anti-COVID.

Kjo do të thotë se në rastin më të herët, vaksina në Shqipëri nuk mund të vijë para mesit ose fundit të janarit, por më e arsyeshmja është muaji shkurt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>