Vaksina e AstraZeneca rekomandohet të përdoret në BE

Nga Exit News
Vaksina e AstraZeneca rekomandohet të përdoret në BE

Agjencia që rregullon përdorimin e ilaçeve në BE rekomandoi të premten miratimin e vaksinës COVID-19 të AstraZeneca për njerëzit mbi moshën 18 vjeç. Kjo është  vaksina e tretë që miratohet për t’u përdorur në BE.

Vaksina e AstraZeneca rezultoi të kishte 60% efikasitet, tha Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në një deklaratë.

EMA tha se ende nuk kishte rezultate për efekisatietin e vaksinën në personat mbi 55 vjeç. Sidoqoftë, ajo tha se vaksina mund t’u jepet njerëzve të moshuar.

Shqetësimet mbi efektivitetin e saj për të moshuarit u ngritën të enjten pasi Gjermania rekomandoi përdorimin vetëm për personat 18 deri në 64 vjeç.

Vaksina AstraZeneca merret përmes dy injeksioneve të ndara në 4 deri në 12 javë.

Britania ka përdorur vaksinën AstraZeneca prej disa javësh. 

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se ajo është e sigurt dhe siguron “nivele të larta mbrojtjeje”, raporton BBC.

BE dhe AstraZeneca kanë pasur debate gjatë ditëve të fundit, kjo pasi kompania dekalroi se nuk ka mjaftueshëm vaksina nga sa kishte deklaruar më parë.

Kjo ka shkaktuar zemërim në shumë vende të BE-së, të cila njëkohësisht po hasen dhe me vonesa në shpërndarjen e vaksinës nga kompania tjetër Pfizer.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>