Vaksina e Novavax prodhon dy herë më shumë antitrupa se sa kanë personat e shëruar nga Covid-19

Nga Exit News
Vaksina e Novavax prodhon dy herë më shumë antitrupa se sa kanë personat e shëruar nga Covid-19

Kompania Novavax ka njoftuar se vaksina e Covid-19 e prodhon antitrupa kundër koronavirusit dhe duket se është e sigurtë, sipas të dhënave të para të testimeve.

Kompania amerikane tha se vaksina NVX-CoV2373, prodhon dy herë më shumë antitrupa tek personat e shëndetshëm, se sa janë gjetur tek personat e shëruar nga Covid-19, duke krijuar shpresat për sukses.

Efekti i vaksinës është rritur pas shtimit të një substance për të rritur imunitetin.

Kjo vaksinë është pjesë e programit të financuar nga qeveria amerikane për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.

Qeveria amerikane ra dakord në korrik t’i paguaj kompanisë 1,6 miliardë dollarë për të mbuluar testimet dhe prodhimin e vaksinës me qëllim blerjen e 100 milionë dozave të para, në janar 2021.

Testimet nisën në fund të majit, dhe përfshinë 106 subjekte të moshës 18 deri në 59 vjeç.

Faza e dytë e studimit do të zhvillohet në shumë vende, përfshirë edhe SHBA-të.

3 komente

  1. Fetah 5 Gusht, 2020 në 7:10 am

    Dhashtë Perendia te jetë e suksesëshme dhe e vertet.

  2. Fetah 5 Gusht, 2020 në 7:12 am

    Dhashte Zoti të jet më suksese.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme