
Vaksina e parë kundër koronavirusit që u testua në Amerikë ka sjellë rezultate shumë të mira në sistemin imunitar dhe do të nisë fazën finale të testimeve.
Eksperti infeksionist amerikan, Anthony Fauci e quajti këtë një lajm të mirë nga çdo pikëpamje.
Vaksina eksperimentale, e krijuar nga Instituti i Shëndetit dhe Moderna Inc. do të testohet tek një grup prej 30,000 qytetarësh duke nisur nga data 27 korrik, për të treguar nëse ajo mbron nga koronavirusi.