Vaksina e Pfizer dhe AstraZeneca efikase ndaj variantit indian të COVID-19

Nga Exit News
Vaksina e Pfizer dhe AstraZeneca efikase ndaj variantit indian të COVID-19

Vaksinat e koronavirusit të Pfizer dhe AstraZeneca janë shumë efikase kundër variantit të COVID-19 të identifikuar në Indi, ka zbuluar një studim në Mbretërinë e Bashkuar.

Dy doza të secilës vaksinë krijojnë të njejtën mbrojtje ndaj variantit indian siç bëjnë edhe ndaj variantit britanik.

Sidoqoftë, të dy vaksinat ishin vetëm 33% efikase kundër variantit indian tre javë pas dozës së parë. Nivel më i ulët krahasuar me efikasitetin 50% kundrejt variantit britanik

Sipas Shëndetit Publik të Anglisë, i cili drejtoi studimin, vaksinat ka të ngjarë të jenë edhe më shumë efikase në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>