Vaksina e shpikur nga Rusia ka efekte anësore

Nga Exit News
Vaksina e shpikur nga Rusia ka efekte anësore

Vaksina e koronavirusit e paraqitur, ditën e martë nga Presidenti Rus Vladimir Putin u testua mbi 38 persona dhe ka efekte anësore përfshirë dhimbjen dhe ënjtjen, sipas disa dokumenteve zyrtare.

Dokumentat tregojnë gjithashtu se ‘asnjë studim klinik nuk është kryer për të studiuar efektivitetin epidemiologjik të vaksinës,’ pavarësisht pretendimeve të Putinit se vaksina ka kaluar ‘të gjitha testet e nevojshme’.

Ndër 38 personat e testuar fillimisht nuk patën asnjë efekt anësor por në ditën e 42 disa prej tyre filluan të kishin dhimbje ose ënjtje.

Simptomat e zakonshme ishin debulesë ose mungesë energjie, ethe, ulje e oreksit, dhimbje koke, diarre, dhimbje të fytit etj.

Testet treguan se në ditën e 42-të pas vaksinimit, të testuarit kishin antitrupa nën nivelin mesatar.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të martën se Rusia ka gati një vaksinë kundër Covid-19, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë.

Putin tha se njëra nga vajzat e tij tashmë është vaksinuar, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Zyrtarët e lartë rusë premtuan se do të vaksinojnë miliona njerëz, përfshirë mësues dhe punonjës të kujdesit shëndetësor, me fillimin e prodhimit të vaksinës të koronavirusit këtë muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>