Vaksina eksperimentale kundër Covid-19 krijon imunitet të lartë te të moshuarit

Nga Exit News
Vaksina eksperimentale kundër Covid-19 krijon imunitet të lartë te të moshuarit

Vaksina eksperimentale kundër Covid-19 e kompanisë Moderna duket se është e sigurt dhe prodhon një reagim të fortë imunitar tek të moshuarit, sipas të dhënave të reja nga testimet e fundit të paraqitura nga kompania në një takim në një Qendër Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Studimi i kryer në 20 të rritur mbi moshën 55 vjeç zbuloi se gati dy muaj pasi morën dozën e dytë të vaksinave, pjesëmarrësit kishin nivele antitrupash më të larta se ato të personave të shëruar nga COVID-19.

Gjetjet nga studimi i Modernas nuk janë rishikuar ose botuar në një revistë shkencore, por kompania pohoi se i ka dorëzuar rezultatet për një botim të rishikuar.

Vaksina eksperimentale kundër Covid-19 e kompanisë Moderna ka nisur në 27 korrik testimin në 30 mijë persona të shëndetshëm.

Kjo është faza e tretë e testimit të kësaj vaksine; në dy fazat e para, testimi në grupe më të vogla, vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe ka mundur të sigurojë imunitet tek të gjithë pjesëmarrësit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>