Vaksina Pfizer mund të ruhet deri në 1 muaj në frigorifer

Nga Exit News
Vaksina Pfizer mund të ruhet deri në 1 muaj në frigorifer

Vaskina e Pfizerit mund të mbahet në një frigorifer të zakonshëm për një muaj pasi të jetë shkrirë, sipas Udhëzimeve të reja të Administratës Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, FDA. Më parë udhëzimi ishte që vaksina mund të ruhej deri në 5 ditë.

Udhëzimi i ri lehtëson në transportimin e vaksinës dhe shpërndarjen në vendet më të largëta që nuk kanë pajisjet e nevojshme të magazinimit ultra të ftohtë.

“Bërja e vaksinave të Covid-19 gjerësisht e disponueshme është thelbësore për t’i vaksinuar njerëzit dhe për t’i dhënë fund pandemisë”, tha Peter Marks, drejtori i Qendrës për Vlerësimin e Biologjikëve.

Vaksina Pfizer-BioNTech, me teknologjinë e re mARN, ka raportuar një nga shkallët më të larta të efikasitetit si në laborator, ashtu edhe në testet e botës reale dhe ka treguar se mbron edhe ndaj varianteve të reja. Por kërkesat për ruajtjen e saj në rreth -94 Fahrenheit (-70 Celsius) e kanë bërë të vështirë përdorimin në zona më të largëta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>