Vaksinat funksionojnë, ulen ndjeshëm rastet në SHBA

Nga Exit News
Vaksinat funksionojnë, ulen ndjeshëm rastet në SHBA

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në ShBA u ul nën numrin e raportuar në mars 2020, kur filloi pandemia, raportoi Axios.com. Numri i rasteve të reja ra në 43 shtete, ndërsa ruajti të njëjtin nivel në shtatë shtete të tjera.

Në total, afërsisht 33 milion amerikanë – rreth 10% e popullsisë – kanë rezultuar pozitivë për COVID-19. Rreth 595,000 njerëz kanë vdekur nga virusi, duke e bërë atë më vdekjeprurësin për amerikanët në krahasim me vdekjet e shkaktuara në total nga luftërat, konfliktet e tjera të armatosura, përfshirë edhe Luftën e Dytë Botërore.

Sipas ekspertësi, virusi u vu nën kontroll, në të gjithë vendin dhe në çdo shtet, falë vaksinave. Pak më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë tani janë plotësisht të vaksinuar, sipas CDC.

New York, i cili ishte edhe shteti më i prekur, tani raporton  rreth 800 raste të reja në ditë, në një popullsi me 20 milion banorë. Washington, D.C. ka rreth 28 raste të reja në ditë. Florida ka më shumë raste totale ditore në krahasim me shtetet e tjera – rreth 1,800.

Përfundimi, sipas ekspertëve amerikan është se: Vaksinat funksionojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>