Vaksinimi i kombinuar AstraZeneca-Pfizer prodhon gjashtë herë më shumë antitrupa

Vaksinimi i kombinuar AstraZeneca-Pfizer prodhon gjashtë herë më shumë antitrupa

Një studim nga Koreja e Jugut doli në përfundimin se një vaksinim i përzier me një dozë AstraZeneca dhe një dozë Pfizer prodhonte deri në gjashtë herë më shumë antitrupa, se vaksinimi me dy doza të së njëjtës vaksinë.

Studimi përfshiu 499 punonjës mjekësorë – 100 që morën doza të përziera, 200 morën dy doza të Pfizer/ BioNTech (22UAy.DE) dhe pjesa tjetër, dy doza AstraZeneca.

Muajin e kaluar, një studim britanik doli në përfundime të ngjashme – një dozë AstraZeneca e ndjekur nga një dozë Pfizer prodhoi reagim më të fortë të qelizave T dhe prodhim më të lartë antitrupash sesa e anasjellta, një dozë Pfizer e ndjekur nga doza AstraZeneca.

Të dhënat sigurojnë mbështetje të mëtejshme për vendimin e disa vendeve për të ofruar si dozë të dytë një vaksinë të ndryshme nga AstraZeneca. Kjo lidhet edhe me faktin se rastet e rralla të mpiksjeve të gjakut u vërejtën pas dozës së dytë të vaksinës AstraZeneca.

Një tjetër aspekt që studimi shqyrtoi ishte fuqia neutralizuese ndaj varianteve.

Sipas njw raportimi nga Reuters, ajo që u vërejt ishte se vaksinimi i kombinuar AstraZeneca-Pfizer ruante efektin neutralizues ndaj variantit Alpha, të identifikuar së pari në Britani.

Por, ai ishte 2.5-6 herë më i dobët ndaj varianteve Beta, Gamma dhe Delta, zbuluar së pari përkatësisht në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Indi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>