Gjysma e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar ka antitrupa kundër koronavirusit. Ata ose janë vaksinuar ose kanë kaluar virusin. Të dhënat u publikuan nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), në The Guardian.
Sipas studimit të bazuar në testet serologjike rreth 54.7% e popullsisë në Britani kishin antitrupa të Covid19. Studimi u kryer tek personat mbi moshën 16 vjeç. Ata u përgjodhën në mënyrë rastësore.
Më shumë se 76% e qytetarëve të moshës mbi 70 vjeç kanë testuar pozitiv për antitrupa Covid-19 në Britani. Nivelet më të larta të antitrupave të vërejtura në grupmoshat më të vjetra pasqyrojnë shkallën e lartë të vaksinimit tek njerëzit e moshuar.
Ndërsa 86 % e popullsisë mbi moshën 80 vjeç rezultoi pozitivë për antitrupa e koronavirusit.
Shifrat tregojnë suksesin e procesit të vaksinimit në Britani. Vendi deri më tani ka vaksinuar me dozën e parë të vaksinën 30 milionë qytetarë.
Si pasojë e koronavirusit në Britani kanë vdekur më shumë se 150,000 njerëz.