Vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë nuk nis para pranverës

Nga Exit News
Vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë nuk nis para pranverës

Drejtoresha e zyrës së në Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli ka thënë se vaksinimi në Kosovë nuk mund të nisë përpara pranverës.

Në një prononcim për Zërin e Amerikës, ajo shprehet se vaksinimi nuk ka gjasa të nisë para fillimit të prillit për shkak të sasisë së vogël të vaksinave dhe kërkesës shumë të lartë.

Po shpresojmë si OBSH që të jetë diku tek gjysma e marsit, eventualisht fillimi i prillit. Gjasa për të nisur më përpara nuk ka, duke pasur parasysh sasinë e vogël të vaksinave që janë në prodhim dhe kërkesave shumë të mëdha në mbarë botën”, u shpreh Humolli.

Të hënën ministri i Shëndetësisë në Ksosovë lajmëroi se Kosova aplikoi pranë aleancës globale GAVI-COVAX për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.

Kosova pritet të përfitojë rreth 360 mijë vaksina falas, ndërsa pjesën tjetër synon ta blejë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>