
Gjatë muajt gusht vaksinimi kundër COVID-19 do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu njoftoi të enjten se qytetarët do të mund të vaksinohen në qendrat shëndetësore ose në pikat e vaksinimit të përqëndruar.
Në Shqipëri 512 625 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Shqipëria përdor vaksina të kompanive Pfzier, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.