Vaksinohen mjekët e spitalit Infektiv

Nga Exit News
Vaksinohen mjekët e spitalit Infektiv

Mjekët e spitalin Infektiv, i njohur dhe si spitali Covid1, morën të parët vaksinën anti-koronavirus, mesditën e së hënës.

Në një transmetim të drejtëpërdrejtë, morën dozën e parë të vaksinës së Pfizerit, Najada Çomo, Pëllumb Pipero, Tritan Kalo e të tjerë mjekë.

Mjekja e Infektivit Merita Sefa u shpreh shumë e lumtur për këtë moment historik në luftën e Shqipërisë kundër Covid-19:

“Shumë e lumtur që arrita te kjo ditë. Absolutisht nuk ka frikë nga vaksina.”

Vaksinimi i mjekëve në vijën e parë të luftës me virusin nisi në 11 janar, në orën 15:00. Ai po bëhet në ambientet e stadiumit kombëtar në Tiranë.

Para se të bëhet doza e vaksinës, mjekët kanë plotësuar një pyetësor lidhur me sëmundjet që kanë apo nëse kanë pasur shenja të Covid-19.

Vaksinimi po bëhet falas dhe nuk është i detyrueshëm. Të gjithë ata që pranojnë të vaksinohen pajisen me ‘kartelën e vaksinës’ e cila vërteton se ata kanë marrë dozën e parë të saj.

Ata që vaksinohen në 11 janar, do të marrin dozën e dytë në 2 shkurt.

Fillimisht Shqipëria ka 975 doza nga vaksina e Pfizerit, dhuruar nga një vend mik i BE-së emrin e së cilit kryeministri Rama nuk e përmendi.

Rama ka deklaruar se pritet që në ditët në vijim të vijë pjesa tjetër e dhurimeve nga vendi mik rreth 2 mijë doza, si dhe vaksinat nga Pfizeri, rreth 10750 doza.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>