Autoritetet italiane sot vërtetuan se ish kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qënë i dënuar në Itali për trafik droge. Nëpërmjet një letërporosie dërguar Prokurorisë, rezulzon se Pjetri është dënuar nga Gjykata e Firences, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale ‘shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike. Ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.
Sipas ligjit për dekriminalizimin, Valdrin Pjetri rrezikon të dënohet deri në katër vite burgim. Nenit 5 i ligjit të Dekriminalizimit, fshehja e dënimit në formularin e dekriminalizimit përbën vepër penale:
“Formulari i vetëdeklarimit plotësohet vetëm nga personi që është subjekt i këtij ligji. Deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal.”
Kjo vepër, sipas Kodit Penal “dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.”
Mbas denoncimit të Partisë Demokratike,prokuroria nisi hetimet ndaj tij. Pak ditë pasi mori mandatin e kryebashkiakut të Shkodrës, zoti Pjetri dha dorëheqjen.