Një valë e re infektimesh me COVID-19 po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi numri i të prekurve dhe të shtruarve në spital është rritur ndjeshëm javët e fundit.
Shtetet në jug të SHBA, Arkansas, Florida, Luiziana dhe Misisipi janë prekur më shumë nga kjo valë
Mesatarja javore e infektimeve ka shkuar në 110 000, dy herë më shumë në krahasim me dy javët e fundit.
Mbi 65 mijë të infektuar janë shtuar në spitale, rreth katër herë më shumë sesa në fillim të korrikut.
Viktimat gjatë 24 orëve janë rreth 500, dyfish krahasuar me dy javë më parë.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) 38 nga 50 shtetet e SHBA kanë 100 ose më shumë raste për 100 mijë banorë duke u klasifikuar kështu si zona me përhapje të madhe të koronavirusit.
Numri më i madh i rasteve të reja, të shtruarve në spital dhe të vdekurve është regjistruar në mesin e të pavaksinuarve.