Van Gerven Oei: Regjimet në vend janë përpjekur të ribëjnë Tiranën sipas imazhit të tyre

Van Gerven Oei: Regjimet në vend janë përpjekur të ribëjnë Tiranën sipas imazhit të tyre

“Regjime shqiptare të njëpasnjëshme gjithmonë janë përpjekur ta ribëjnë Tiranën sipas imazhit të tyre. Historia e zhvillimit urban të Tiranës është historia politike e Shqipërisë, u shpreh Vincent Van gerven Oei për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews, duke komentuar planet e rindërtimit të Kryeministrit Rama.

“Kështu, nuk më habit fakti që Edi Rama është përpjekur të imponojë vizionin e tij mbi Tiranën si një mënyrë për të lënë një trashëgimi të vetën.

Njëkohësisht, unë mendoj gjithashtu se kjo mania e ndërtesave të larta, kjo mania e ndërtimeve, që ka zënë Kryeministrin tonë është dicka që është shumë e ngulitur në trashëgiminë e komunizmit, e diktaturës.

Nëse lexon artikuj apo komente nga periudha e diktaturës mbi, për shëmbull, ngritjen e lapidarëve që ishin monumente të rëndësishme politike në atë periudhë, ka komente të shpeshta për faktin që të gjithë duan t’i bëjnë më të larta se c’duhet, që po bëhen shumë të larta, që ndoshta po harxhohen resurse të cmuara për to, e kështu me radhë.

Pra, ky fiksim me ngritjen e gjërave të larta nuk është diçka që vjen nga vetë Edi Rama. është pjesë e historisë në të cilën ai u rrit, brenda të cilës, me sa duket, është e rëndësishme të ndërtosh gjëra të larta, si laidarët apo kullat, në mënyrë që të përforcosh pushtetin tënd politik. Dhe Edi Rama ka qenë i fiksuar me ndërtesat e larta që kur u bë kryebashkiak i Tiranës, në fakt. Tani, ai thjesht ka mundësi t’i realizojë dhe ka të gjitha kukullat e veta në pozicion.

Dhe tani ai sheh mundësinë t’i bëjë ëndrrat e tij realitet. Pyetja është: kush do të jetojë në këto ndërtesa të larta? Ato do të jenë mumje bosh, sarkofagë. Askujt nuk ia mban xhepi të jetojë në to, dhe nuk ka njerëz të jetojnë në to, sepse të gjithë po largohen. Ose, tani, të gjithë po vdesin si pasojë e virusit, për të cilin ai nuk po bën thuajse asgjë”.

Ai tregoi se si regjime të ndryshme kanë krijuar Tirana të ndryshme, dhe tani të njejtën gjë po bënë edhe kryeministri Rama:

“Le të themi, aspekti i gjerë kulturor i ndërtimit sic u realizua gjatë periudhës komuniste dhe, sic thashë, korniza më e gjerë në të cilën regjime te njëpasnjëshme janë përpjekur të imponojnë vizionin e tyre mbi Tiranën.

Nëse shikon se si italianët e trajtuan qytetin osman, ngjante shumë me stilin e Ramës. Ato mbivendosën Lanën dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit mbi cfarë ishte, në thelb, një fshat osman.

Nëse shikon periudhën komuniste, ajo kishte një ndikim të stërmadh mbi mënyrën si Tirana u ndërtua.

Pjesë të tëra të Tiranës u prishën për të ndërtuar këto tre- ose gjashte-katshet nëpër gjithë qytetin.

Dhe tani Edi Rama po bën të njëjtën gjë. Ai po krijon Tiranën sipas imazhit të tij, dhe tani ka gjetur mundësinë për ta bërë këtë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>