Vangjush Dakos i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vangjush Dakos i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Departamenti i Shtetit Amerikan i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kryetarit të Partisë Socialiste Durrës Vangjush Dako dhe familjes së tij.

Lajmi është publikuar sot nga Zëri i Amerikës, që citon si burim vendimin e marrë nga Sekretari i Shtetit amerikan.

Arsyeja për ndalimin e hyrjes në SHBA është “përfshirja në raste madhore korrupsioni.”

“Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë”, shkruan Zëri i Amerikës.

Pyetur sot nga televizioni News24 për një koment, ish-kryebashkiaku i Durrësit tha se “nuk di asgjë për vendimin”.

Në tetor 2018, kur në media u publikuan audio-përgjime ku dëgjohej Dako teksa fliste me kreun e bandës Avdylaj, Dako komentoi dhe për aludimin e medias se atij i ishte refuzuar marrja e vizës amerikane:

“Është e vërtetë që ma kanë refuzuar. Kam shkuar me vajzën dhe me gruan për të marrë vizë, dhe kam bërë të gjitha proceduarat që duheshin. Në fund një që ishte përtej sportelit, më tha ‘sa shtëpi ke?’. U pamë në sy me nusen, dy i thash unë, më tha ‘sa makina ke?’, tre i thash unë. Për 24 orë më erdhi një përgjigje dhe më tha që të refuzohet përkohësisht viza, në bazë të nenit 233 G. Pash nenin dhe ishte ‘refuzim i pjesshëm, mund të aplikoni brenda 6 muajve pa pagesë me arsyetimin se nuk keni qenë korrekt me dukementat’. Nuk shkova me dhe nuk e di nëse e marr apo jo.”

Në qershor 2019, gazeta gjermane BILD publikoi disa audio-përgjime ku dëgjohej ish-kryebashkiaku Dako flet me Astrit Avdylajn, kreun e bandës Habilaj për blerje votash për partinë Socialiste në zgjedhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>