Varanti britanik i koronavirusit i përhapur në 70 shtete

Nga Exit News
Varanti britanik i koronavirusit i përhapur në 70 shtete

Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 shtete, ndërsa ai i Afrikës së Jugut në 31, sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë.

Variantet e reja të koronavirusit kanë ngritur shqetësime lidhur me efikasitetin e vaskinave pasi ato janë prodhuar duke marrë në studim variantin që qarkulloi gjatë gjysmës së parë të vitit 2020.

Dyshohet ndryshimet që ka pësuar virusi e kanë bërë më të transmetueshëm, ndërsa kryeministri britanik Johnson deklaroi javën e kaluar se ka të dhëna që sugjerojnë se mund të jetë edhe më vdekjeprurës.

OBSH nënvizoi se këto rezultate janë paraprake dhe studime të tjera po bëhen.

Kompanitë, Pfizer dhe Moderna kanë njoftuar se vaksinat e tyre ndaj Covid-19 do të jenë efikase kundër varianteve të reja të shfaqura në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Britania njoftoi të mërkurën se personat që do të hyjnë në Britani nga vendet e prekura me variantin e ri të koronavirusit, duhet të futen në karantinë për 10 ditë.

SHBA ka ndaluar udhëtimet nga Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili, për shkak të varianti të ri të shfaqur në këto vende.

Masa të ngjashme parashikon të marrë edhe Gjermania ndaj qytetarëve që udhëtojnë nga Britania, Portugalia, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>