Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi, njoftoi të premten, përmes një statusi në Twitter, se kishte zhvilluar një takim virtual me ministrat e jashtëm dhe të integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Ai bëri me dije se objekti i takimit ishte shpërndarja nga BE e vaksinave në këto vende.
“Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë partnerëve tanë,” shkruan Varhelyi.
Në fund të marsit, kryeminsitri Rama njoftoi se BE do t’i dhurojë rajonit të Ballkanit Perëndimor 651 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat priteshin të vinin së shpejti.