
Oliver Varhely, Komisioneri për Zgjerim u shpreh se Komisioni Evropian ende nuk ka një datë për nisjen e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, ai shprehu besimin se ajo do të mbahet brenda presidencës gjermane, e cila përfundon në fund të dhjetorit.
Gjatë mbledhjes, të martën, me Komitetin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, Varhely u shpreh se:
“Ne i kemi vendosur në tavolinë kuadrin ligjor të negociatave për të dyja vendet dhe tani Këshilli (KE) po i konsideron ato, dhe ne shpresojmë se shumë shpejt, me shumë shpresë nën këtë presidence (deri në fund të dhjetorit), të kemi dritën jeshile për hapjen e bisedimeve dhe të vazhdojmë më mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me të dyja vendet”.
Varhely do t’i dorëzoi të mërkurën, kryeministrit Rama, raport progresin e hartuar nga KE për Shqipërinë.