
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, deklaroi të premten se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Evropian.
Komenti u bë në rrjetin Twitter, pas takimit në Sofje me kryeministrin bullgar Boyko Borisov.
Varhelyi shkruan se BE duhet të bëjë para me zgjerimin si dhe “të rritet konvergjenca e rajonit me BE dhe të mbështet rimëkëmbja e tij“.
Të martën, pas një darke informale me 6 udhëheqësit e Ballkanit tha për mediat se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për të “zgjidhur debatet zgjedhore, për hapjen e bisedimeve, për mbajtjen e konferecës ndërqeveritare dhe për vazhdimin e procesit të integrimit sipas metodologjisë së re”.
Vizita e Varhelyit lidhet me kundërshtimin e Bullgarisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.
Mosmarrëveshja mes palëve lidhet me çështje kulturore, që kanë të bëjnë me gjuhën maqedonase dhe me kombësinë e heroit Goce Delčev.