Varhelyi: BE në krah të Ballkanit Perëndimor për vaksinimin anti-Covid

Nga Exit News
Varhelyi: BE në krah të Ballkanit Perëndimor për vaksinimin anti-Covid

Eurokomisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi deklaroi të premten, se Bashkimi Europian do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Në një postim në Twitter, Varhelyi u shpreh:

“Vaksinat po shpëtojnë jetë. Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë dhe po punojmë për të siguruar qasjen në vaksinat për të gjithë rajonin sa më shpejt të jetë e mundur.

Mbrojtja e shëndetit të njerëzve është një përparësi për të gjithë ne.

Të gjithë partnerët në rajon – përfshirë Beogradin dhe Prishtinën – duhet të punojnë së bashku për të ndihmuar përmes vaksinave.”

Deklarata e Varhelyit vjen një ditë pasi kryeministri Rama përsëriti pakënaqësitë ndaj Bashkimit Europian për lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor gjatë shpërndarjes së vaksinave.

Rama e ka konsideruar “moralisht të pa justifikueshëm” vendimin e tyre lidhur me shpërndarjen e vaksinave vetëm në vendet e BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>