Varhelyi mendon se Kosova i plotëson kushtet për liberalizimin e vizave

Nga Exit News
Varhelyi mendon se Kosova i plotëson kushtet për liberalizimin e vizave

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi deklaroi se Kosova i ka plotësuar kushtet e nevojshme për liberalizimin e vizave, por se vendet anëtarë duhet ende të binden për ta marrë këtë vendim.

Duke folur në një konferencë për shtyp, bashkë me kryeministrin Hoti, Vahelyi u shpreh:

“Kushtet [për liberalizim], siç ka thënë komisioni janë përmbushur, por duhet t’i bindim shtetet anëtare, bindja e shteteve anëtare nuk është punë e lehtë. 

Kjo do të arrihet nëse dëshmojnë në përparimin në terren, në punën ditore dhe kryeministri po e bënë këtë që të arrihet besimi, të mos kete krim të organizuar, kërkesa për azil pas liberalizimit.”

Shumë europarlamentarë kanë bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Madje në 26 qershor, 33 europarlamentarë të Grupit të Partive Popullore Europiane i kërkuan kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel të liberalizohen vizat, pasi Kosova i ka përmbushur kriteret.

Shumë prej tyre mendojnë se BE-ja po humb kredibilitetin në Kosovë duke mos mbajtur premtimet. Sipas tyre qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e hyrjes në zonën e Schengenit pa pengesa dhe se Komsioni e Parlamenti Europian kanë pohuar se Kosova plotëson kushtet për të liberalizuar vizat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>