Varhelyi takon Bashën, flasin për krizën ekonomike e ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Nga Exit News
Varhelyi takon Bashën, flasin për krizën ekonomike e ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Eurokomisioneri Oliver Varhelyi bisedoi mbrëmjen e së mërkurës me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjetë të opozitës.

Në takimin në selinë e PD-së morën pjesë edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

rrjetet sociale Basha shkroi se me eurokomisionerin foli për situatën tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsionin që po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj.

Po ashtu Basha dhe Varhelyi diskutuan për për reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit.

“Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës,” shkroi Basha.

Më herët eurokomisoneri u takua dhe me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>