Rreth 90% e rasteve të infektimit me COVID-19 në Kosovë janë me variantin Delta sipas zyrtarëve të Institutit Kombëtar të Shëndetsisë Publike.
Varianti Delta është bërë kështu dominues në Kosovë ndërsa pjesa tjetër e infektimeve, rreth 8% janë me variantin Alfa, deklaroi Drejtori i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë, Xhevat Jakupi.
Varianti Delta i COVID-19 është 60% më i transmetueshëm se varianti fillestar që nisi të pëhapej masivisht në mars 2020.
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, bëri apel që sa më shumë qytetarë të vaksinohen si e vetjma mënyrë për të frenuar përhapjen e virusit.
Muajin e kaluar, një studim ka treguar se 99 për qind e vdekjeve me koronavirus, janë regjistruar në mesin e të pavaksinuarve.
Kosova regjistroi të premten 72 raste të reja me COVID-19 ndërsa mbi 130,000 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht.