Varianti indian i COVID-19, 40% më i transmetueshëm

Nga Exit News
Varianti indian i COVID-19, 40% më i transmetueshëm

Varianti indian i COVID-19, i njohur zyrtarisht me emrin “Delta”, është 40% më i transmetueshëm se sa varianti britanik që nisi të përhapet në shtator të vitit të kaluar, tha të dielën ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Zyra e Shëndetit Publik në Angli ka bërë gjithashtu të ditur se varianti indian është tashmë varianti dominues në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, Hancock shtoi se ata që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, do të duhej të ishin njëjtë të mbrojtur nga cilido variant i virusit.

Përhapja e variantit indian të koronavirusit, ka bërë që Britania të rishikojë vendimin për të hequr masat kufizuese më 21 qershor siç ishte parashikuar më parë.

“Ne do t’i shikojmë të dhënat edhe për një javë dhe më pas do të marrim vendimin”, tha ai të dielën për BBC-në, duke shtuar se qeveria është e hapur ndaj mundësisë që të shtyjë afatin për heqjen e kufizimeve.

Rreth 27 milionë persona janë vaksinuar me të dy dozat kundër COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi 40 milionë me një dozë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>