Varianti indian i Covid-19, pas Britanisë, përhapet në Portugali

Varianti indian i Covid-19, pas Britanisë, përhapet në Portugali

Mbi gjysma e rasteve të reja të Covid-19 që raportohen në Lisbonë të Portugalisë janë të variantit Delta, që është ndër më infektivët.

Një raportim i The Guardian citon të dhënat paraprake të publikuara nga kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit të dielën, Ricardo Jorge.

Varianti Delta përfaqëson më shumë se 60% të rasteve në zonën e Lisbonës, ndërkohë që në zona të tjera ende nuk ka shtrirje të gjerë, duke u llogaritur diçka më pak se 15% në gjysmën veriore të Portugalisë.

Varianti dominues në Portugali aktualisht ka qënë ai britanik Alpha, që përfaqëson 80% të infeksioneve në Portugalinë e Veriut dhe vetëm 30% brenda dhe rreth Lisbonës, sipas Jorge.

Pas Britanisë, edhe Portugalia po sheh një ringritje të rasteve të infektimit në nivelet e muajit shkurt. Për të katërtën ditë radhazi vendi raportoi mbi 1,000 raste të reja Covid-19.

Ndonëse, shtrimet në spital janë rritur ditët e fundit, nuk duket se ka rritje të dukshme të nivelit të vdekjeve duke pasur parasysh që shumica e njerëzve më të moshuar, më të prekshëm janë vaksinuar.

Portugalia ka vaksinuar plotësisht 2.5 milion nga 10 milion banorët që ka, teksa prej një muaji ajo ka hapur kufijt për vizitorët nga BE-ja dhe Britania.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>