
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar votimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidenti Meta më 9 qershor. Vasili i quan deputetët e Kuvendit “Pupacë”, e duke thënë se “e duam shkarkimin me unanimitet”.
Ai u shpreh se Kuvendi nuk ka ligjshmëri, është i njëanëshëm dhe duke vepruar kështu do të ndalojë hapjen e negociatave me BE-në.
Kuvendi do të votojë sot raportin e shkarkimit të Metës, të miratuar nga Komisioni Hetimor parlamentar. Meta i ka bërë thirrje Kuvendit të tërhiqet nga kjo nisëm antiligjore.