32 400 biznese janë mbyllur deri në muaji korrik, 98% e tyre janë biznese të vogla, deklaroi për median nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Petrit Vasili.
Si pasojë, tha ai, “rreth 60 mijë shqiptar kanë humbur punën duke shkaktuar njëherazi humbjen gati 10-12% të fuqisë punëtore vetëm në sektorët privat pa pasur këtu në konsideratë sektorin bujqësor”.
Ai thotë se këto shifra kishin më shumë se 10 vjet që nuk regjistroheshin në vend.
Në ndryshim me mbylljen e biznesit të vogël, Vasili shprehet se “asgjë nuk ka ndodhur me oligarkët”. Ata “kanë vazhduar të marrin tendera, koncesione pa fund, tendera sekret, procedura, prokurime të cilat u dhurojnë para pa fund dhe atyre nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, kanë bërë pushimet e tyre luksoze si gjithmonë”.
Zgjidhja sipas Vasili është vetëm “përmbysja e këtij regjimi”.